INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na vjen keq, por po e përdorni parfumin në mënyrë të gabuar, ja përse

Na vjen keq, por po e përdorni parfumin në mënyrë të gabuar, ja përse

Publikuar më: 23:13 20-09-2018

Shumë njerëz janë të fiksuar pas parfumeve, erërave të tyre. Por nëse do ju duhej një freskim i vogël, apo keni vendosur të mos bëni dush në këmbim të disa minutave më shumë gjumë, një shishe fragrance do të bënte ndryshim të madh.

Aroma e parfumit ndikon shumë në prezantimin e parë të një personi. Megjithatë duhet të mësoni mënyrën se si ta përdorni që ai të bëjë efektin e duhur.

Nëse e hidhni parfumin direkt në rroba është një praktikë e gabuar. Aroma nuk do të zgjasë shumë, gjithashtu parfumi mund të lërë shenja në rrobat tuaja. Duhet të mbani një diferencë prej 5-7 centimetrash mes trupit tuaj dhe parfumit. Asnjëherë nuk duhet ta aplikoni afër lëkurës ose shumë larg saj.

Asnjëherë mos përdorni shumë parfum, sepse kjo nuk do t’u pëlqejë të tjerëve. Aroma e tepërt mund të shkaktojë dhimbje koke. Që parfumi të ketë efekt aplikojeni në pjesën e parakrahut, tek flokët dhe tek jaka e këmishës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877