INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na vjen keq djema! Kjo risi e re e Formula1 nuk do t’ju pëlqejë aspak [FOTO]

Na vjen keq djema! Kjo risi e re e Formula1 nuk do t’ju pëlqejë aspak [FOTO]

Publikuar më: 14:41 01-02-2018

Formula1 do të vijë ndryshe...

Por fatmirësisht ky ndryshim, s’ka të bëjë me garën. Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Formula 1 humbet një pjesë sensuale të spektaklit, që lidhet me praninë vajzave para startit të garave.
Vendimi është komunikuar nga organizatorët e Furmula 1 dhe do të ketë efekt të menjëhershëm në seritë e tjera të Motosport që manaxhohen nga Liberty Media.

Prania e vajzave në çmimet e mëdha nuk konsiderohet më në sintoni me vlerat e shoqërisë së sotme. Libery Media në një komunikatë shtoi më tej se bukuroshet që shfaqen prej vitesh në pistat e garave të shpejtësisë nuk janë të përshtatshme për Formula 1 dhe tifozët e saj.

Mirëpo në ditët e ardhshme pritet të konfirmohet edhe nga kategorite e tjera të garave të shpejtësisë si Moto Gp, Formula 2, etj, sepse tashmë ky vendim është marrë.

gocat1.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932