INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Na thuaj shenjën e horoskopit, të të themi se përse jeni ende single

Na thuaj shenjën e horoskopit, të të themi se përse jeni ende single

Publikuar më: 11:56 11-10-2018

Dashi

Ju nuk gjeni kohë në dispozicion për lidhje. Nëse keni takuar dikë që duket premtues, ju nuk jeni të frikësuar të bëni lëvizjen e parë, por nuk mund të gjeni kohë. Ndonjëherë duhet të jeni në gjendje të bëni një kompromis për të riskeduluar oraret tuaja dhe për të qenë të disponueshëm.

Demi
Keni vendosur disa kushte për personin që duhet të jeni në një lidhe dhe ju qëndroni besnikë atyre. Në qoftë se dikush nuk është tipi tuaj, ju refuzoni ta merrni në konsideratë për ta pasur më shumë se një mik. Mundohuni të liroheni nga këto kushte dhe parime tuaja strikte dhe hapeni veten për më shumë mundësi.

Binjakët
Nuk ka rëndësi se çfarë moshe keni, ju mendoni se nuk keni moshën e duhur për të dashuruar. Nëse ju jeni të rinj, ju doni të argëtoheni dhe nuk mendoni se jeni gati për një gjë serioze. Nëse ju jeni më të pjekur, e keni bindur veten se anija juaj ka lundruar tashmë dhe ju jeni shumë të vjetër për dashuri. Mos krijoni një limit moshe për dashuri pasi mund ta habiteni me atë që do të takoni.

Gaforrja
Problemi jua është që ju jeni të fiksuar pas së kaluarës, një ish-të dashuri, që ua bën më të vështirë që t’i lini të shkojnë marrëdhëniet e kaluara. Në këtë mënyrë ju e ndrydhni veten për të përjetuar dashurinë në të tashmen. Mendoni kështu: Ka pasur një arsye që marrëdhënia e parë nuk funksionoi.

Luani
Është e çuditshme pasi ju jeni një person që nuk e keni aspak problem për të takuar njerëz dhe jeni simpatikë, por ju vareni nga takimet online. Ju jeni në të vërtetë dikush që është shumë më tërheqës në kohë reale dhe nuk është mirë të fshiheni prapa sigurisë së ekranit. Ju do të bëni mirë të jeni në të njëjtën dhomë me dikë dhe t’i tregoni atij personalitetin tuaj të vërtetë.

Virgjëresha
Ju mendoni se keni një personalitet me standarde të larta, por ku qëndron e bukura këtu nëse askush, madje as vetja juaj nuk i njeh këto standarde? Kjo nuk do të thotë që ju duhet të pranoni personin e parë që vjen përmes derës, por thjesht t’i ulni pak këto standarde. Ai ose ajo nuk duhet të jetë një supermodele / shkencëtar i shkëlqyer / artist i talentuar. njerëzit e thjeshtë janë gjithashtu të mirë.

Peshorja
Diku thellë jush, ju nuk besoni se meritoni një dashuri të madhe. Ndoshta ju keni një ndjenjë për dikë që keni qenë të lidhur kohë më parë ose ndoshta jeni të frikësuar ose thjesht nuk e dini se si të jetoni në një marrëdhënie të shëndetshme. Ju jeni rritur dhe pa marrë parasysh se sa “budallenj” ishit, meritoni një shans të dytë (ose të tretë) për të gjetur dikë që ju adhuron.

Akrepi
Ju pëlqen të kaloni pak kohë vetëm, por ndonjëherë kur jeni vetëm, ju mund të bëheni shumë pesimist. Filloni të mendoni për të gjitha marrëdhëniet që të gjithë mendonin se ishin të përsosura dhe pastaj shpërtheni. Ju mund të takoni dikë dhe imagjinata juaj do të fillojë menjëherë të krijojë skenarë ku çdo gjë shkon tmerrësisht keq në marrëdhënien imagjinare. Pse të mos i fshini fare këto mendime negative dhe të përpiqeni t’i çoni gjërat para pa menduar për ndonjë katastrofë.

Shigjetari
Ju jeni të frikësuar se menjëherë sapo filloni të njihni dikë në të vërtetë, ai ose ajo do të ndalet së ju surprizuari dhe do të bëhet i mërzitshëm. Në fakt, e kundërta mund të jetë e vërtetë; ka njerëz që mund të dinë të jetojnë një jetë me të papritura dhe të na magjepsin. Kur një marrëdhënie thellohet, ajo bëhet pafundësisht bindëse.

Bricjapi
E morëm vesh, ju jeni të fokusuar në karrierën tuaj tani. Por puna është se ju jeni gjithmonë të fokusuar në karrierën tuaj dhe të ardhmen tuaj dhe ky është vetëm një justifikim i madh për të shmangur takimet. Njerëzit jashtëzakonisht të suksesshëm janë në gjendje të përshtatin dashurinë dhe marrëdhëniet, kështu që edhe ju mundeni.

Ujori
Ju kaloni një kohë të bukur dhe kënaqeni me njerëzit, por kënaqeni duke kaluar një kohë vetëm … ndoshta më shumë seç duhet. Ju mendoni se dashuria do të jetë një emocion pa mbarim dhe nuk jeni aq të kënaqur me këtë. Çdo marrëdhënie është e ndryshme dhe ju keni fuqinë për të krijuar llojin e marrëdhënies që ju nevojitet.

Peshqit
Ju do të donit më shumë që miqtë tuaj dhe familja të gjente dashurinë se sa ju. Jeni shumë të shqetësuar në lidhje me lumturinë e të tjerëve aq sa injoroni lumturinë tuaj. Është në rregull nëse jeni në kërkim të një lidhje romantike dhe është gjithashtu mirë të vendosni veten në vend të parë. Ju jeni personi më bujar në botë, kështu që duke qenë pak egoist, kur është fjala për dashurinë, është një gjë e mirë.

 

Më shumë në këtë kategori: « Horoskopi për datën 11 tetor!
»

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0014259815216064
    array(1) { ["section"]=> string(73) "na-thuaj-shenjen-e-horoskopit-te-te-themi-se-perse-jeni-ende-single-74854" }