INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na mbytën ziliqarët dhe inatçorët...

Na mbytën ziliqarët dhe inatçorët...

Publikuar më: 12:15 13-10-2018

Na mbytën... mua, ty, këtë tjetrën, e atë tjetrin atje.
Po pse?! Pse kaq shumë ndjenja zilie në ajër, nderkohë që shumë mirë mund të punosh për jetën tënde?!
Pse e kemi ne këtë ndjesinë e ligë, që nuk duam të shohim dikë të qeshur, të plotësuar, të arrirë, lart?! Gjithmonë, nëse dikush është me lart se ne, nuk mundohemi ta arrijme, por duam ta ulim në nivelin tonë. Ligësi kjo!
Ka dhe nga ata, që të kritikojnë për çdo gjë, që hiqen sikur të duan, sikur gëzohen për një arritje tënden dhe më vete mendojnë “u bë dhe ky/kjo, o Zot”. Derisa një ditë të harrojnë fare. Sa njerëz fallco!!!
Po pse? Fundja, unë apo kushdo punoi për atë gjë. Hoqa gjumë nga sytë, derdha djerrsë e lot. Pse ti duhet të më kesh zili? Çfarë të kushton të dhurosh dashuri?! Asgjë. Shumë nga këta tipat, janë lehtë të lexueshëm. I sheh të bëjnë like çdokënd qe e kanë sharë pas shpine, vetëm se kanë interes, por një fotoje tëndes nuk i bëjnë like kurrë. I sheh të qëndrojnë me njerëz, ku mund të përfitojnë diçka, që të vijnë tek ty e të kenë çfarë të të tregojnë.
Të jesh i mirë e ka koston ZERO, por sa pak të tillë e marrin guximin ta bëjnë. Është me e lehtë të vjellin vrerë. Madje është akoma më e lehtë të lëpihen atje, ku kanë interes, dhe jo tek ti, që thjesht ju dhe shoqëri, ngrohtësi... Krijoni një karakter njerëz! Jepini vetes nje shtylle kurrizore, se do ju duhet!
Sa e vogel dhe sa e lige eshte kjo bote! Nuk do lumturohet kurre per aq kohe sa i bejne hije njerez ziliqare, inatcore, servila, pa shtylle kurrizore... Sa keq per ata, ku do e cojne ate shpirt! Te neveritshem!

Falenderojmë Ida Nurçen për shkrimin e publikuar në intv.al.

Article Logic
Execution time: 0.0021440982818604