INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na HABITI! Getoari flet për sherrin me NOIZY-n dhe COZMAN: Le të shajnë, nuk merrem me kalamaj...[FOTO]

Na HABITI! Getoari flet për sherrin me NOIZY-n dhe COZMAN: Le të shajnë, nuk merrem me kalamaj...[FOTO]

Publikuar më: 12:56 07-04-2019

Getoari i habit të gjithë me deklaratën për OTR, flet edhe për SHERRIN me Cozman!

Getoar Selimi është një ndër reperët më të vjetër në skenën shqiptare dhe absolutisht një ndër më të suksesshmit. Por labeli i tij Babastars nuk ka qenë në ditët e tij më të mira kohët e fundit dhe kjo për shkak të një përçarje që ka ndodhu, për të cilën Getoari foli për herë të parë në “Xing me Ermalin” mbrëmjen e shkuar.

I pyetur se si ka reaguar pas deklaratave dhe sharjeve të Cozman-it, ai tha se nuk merret me zënka të tilla “kalamajsh”.

Unë nuk merrem me këto gjëra, unë kam qenë i përqendruar në punë. Nuk dua të merrem fare me pakënaqësitë e dikujt, si kalamajt. Pse do zihem un si kalamajtë? Unë nuk jam as në moshë, as në karrierë, as personi që duhet të merret me kalamanlliqe”, u shpreh Geti.

Po ashtu reperi shtoi se jo të gjithë e ndjejnë vetën pjesë të grupit dhe janë larguar në bazë të afatit në kontratë.

bb.png

 

Ghetto Geasy ka folur gjithashtu edhe për sherrin me grupin OTR.

I pyetur nga Ermal Mamaqi nëse është në sherr me njeri duke përmendur Unikatin apo Noizyn, reperi i njohur u përgjigj duke thënë se nuk ka armiqësi.

“Jo. Unë nuk është kam qenë kurrë për këto gjëra. Absolutisht nuk kam armiqësi me askënd. Unë nuk jam marrë me njerëzit që më kanë sharë sepse ka nga ata që e kanë pjesë të suksesit. Le të shajnë, të çlirohen. Nuk kam asgjë me askënd, jam pro atyre që arrijnë diçka, sido që e kanë arritur. Unë i vlerësoj. Unë kam qenë gjithnjë ai që kam këmbëngulur që gjërat të rregullohen. Asgjë nuk ka qenë e nxitur nga unë, jam munduar që gjërat të rregullohen. Ne jemi këtu për muzikë, kur vjen puna për muzikë nuk fal dot”, tha Getoari.

Ermal Mamaqi: Pra s’ke pasur sherr me asnjë?

Getoar Selimi: Absolutisht jo. Nuk dua të merrem me pakënaqësitë e dikujt. Po të isha dëgjuar unë nuk do të kishin ndodhur ato që kanë ndodhur. Unë nuk kam qenë asnjëherë për dhunë në hip-hop as në muzikë. Kjo s’ka të bëjë me luftë, lufta ka mbaruar në ’99.

Article Logic
Execution time: 0.0040428638458252