INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na fiksuan me këngën “Pasha Jetën”, por me siguri e keni humbur këtë gabim njerëzor të Capital T [FOTO]

Na fiksuan me këngën “Pasha Jetën”, por me siguri e keni humbur këtë gabim njerëzor të Capital T [FOTO]

Publikuar më: 23:03 01-03-2018

Janë gjëra që ndodhin! 

Prej ditësh na kanë lajmëruar që do sjellin një super projekt dhe I plotësuan të gijtha pritshmëritë pasi kënga e re e Majk dhe Capital T, e mori gjithë vemendjen e publikut. 

U publikua mesditën e sotme hiti më i ri nga dy reperat kosovarë dhe menjëherë u kthye në trend në vendin tonë sepse u shpërnda shpejt në rrjetet sociale.  Capital T dhe Majk kanë realizuar vetë si tekstin ashtu edhe melodinë e këngës e cila ka një skenar të thjeshtë: djemtë i këndojnë një dashurie të shkuar në mënyrë shumë të ëmbël por stil siç dinë ata. Xhirimet e klipit janë bërë jashtë kufijve të Shqipërisë e Kosovës pasi djemtë kanë dashur të japin një aromë shumë europiane në hitin e tyre të ri.

Por me siguri e keni humbur një gabim që Kapo ka bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook. Teksa po promovonte hitin e tij, kur publikoi një foto në Facebook për të treguar orën e lancimit të këngës, emri i artit i Capital T nuk ishte shkruar mirë dhe neve të intv.al na e zuri syri.

Fatkeqësisht mungonte shkronja “L” pasi ishte shkruar “Capita T”. Është me të vërtetë një gabim që u ndodh të gjithëve dhe me siguri mund të ketë patur dorë “autocorrecti”, por stafi i reperit e rregulluan menjëherë atë dhe e ndryshuan duke shkruajtur emrin e saktë.
Ja foto

paspakogo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035080909729004