INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na bëri krenar! Boksieri shqiptar shpallet kampion bote në kategorinë WBO dhe nuk mban dot lotët

Na bëri krenar! Boksieri shqiptar shpallet kampion bote në kategorinë WBO dhe nuk mban dot lotët

Publikuar më: 10:12 16-12-2018

Jurgen Uldedaj është emri më i ri, i cili na ka bërë të gjithëve krenarë nëpër botë. 21 vjeçari ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme përballë argjentinasit Nikolas Leandro Arganaraz dhe është shpallur kampion bote në kategorinë WBO, duke mbrojtur për herë të parë këtë titull.

Uldedaj ka regjistruar fitoren e 10-të në karrierën e tij dhe mbetet i pamposhtur, tek për argjentinasin kjo ishte humbja e parë.

Ndeshja zgjati 10 raunde me Uldedaj që u votua nga të tre gjyqtarët,98-91, 98-91,98-91.

Pas takimit ai nuk i ka mbajtur dot lotët:

“Jam krenar që ua shpërbleva të gjithëve përkrahjen. Tre muaj derdhje djerse gjaku për mua por të cilat u shpërblyen. Kemi pasur taktike special me trajnerin dhe kemi punuar zellshëm”, tha ai.

Ai fitoren ia dedikoi babait dhe të gjithë familjes së vet:

“Babait tim, dajës tim dhe gjithë familjes sime ia dedikoi fitoren. Lotët ishin për ato tre muaj djerse e mundi që u shpërblyen në fund”, shtoi
I pyetur se cili është mesazhi për të rinjtë shqiptarë, Uldedaj tha: “Vazhdoni ëndrrën tuaj sepse një dite ëndrrat bëhen realitet siç m’u ka bërë mua”, u shpreh 21-vjeçari.

Article Logic
Execution time: 0.0030241012573242