INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Muzikë e re nga Tupac?! Familja e tij thotë se janë ende dy albume të papublikuara...

Muzikë e re nga Tupac?! Familja e tij thotë se janë ende dy albume të papublikuara...

Publikuar më: 11:08 02-10-2018

Familja e reperit Tupac ka hedhur në gjyq kompaninë diskografike “Death Row Records”, për muzikën e papublikuar të tij.

Të paktën dy albume të reja priten nga Tupac Shakur të publikohen mbas vdekjes së tij, sipas një raporti nga “The Blast”.

Muzika e papublikuar është pjesë e një beteje ligjore midis familjes së Tupac dhe “Death Row Records”. Në 2013, mamaja e Tupac, Afeni Shakur, çoi në gjykatë një padi prej $1.1 milion dollarë kundër kompanisë kanadaze “Entertainment One” duke deklaruar se ato i detyrohen shpërblime të papaguara.

“Entertainment One” bleu kompaninë “Death Row Records” për $280 milion dollarë në 2013.

Sipas burimeve të revistës “The Blast”, familja e Tupac do të marri një koleksion të muzikës së papublikuar si pjesë e marrëveshjes ligjore. Sasia e muzikës që pritet të merret thuhet se është e mjaftueshme për dy ose tre albume dhe familja shpreson t’i publikojë ato së shpejti.

tupac_shakur.JPG

 

Article Logic
Execution time: 0.0024700164794922