INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Muzika ju “lexon” personalitetin, zbuloni çfarë thotë...

Muzika ju “lexon” personalitetin, zbuloni çfarë thotë...

Publikuar më: 16:32 29-05-2018

E dini se preferenca juaj muzikore tregon shumë për karakterin dhe personalitetin? Sipas një studimi të fundit të realizuar nga Universiteti i Cambridge në Britani janë zbuluar lidhje të ngushta mes muzikës dhe personalitetit.

Por çfarë thonë kërkimet dhe si mundet që ju të lexoni personalitetin tuaj apo edhe të njerëzve që ju rrethojnë? Në bazë të studimit nëse pëlqeni tinguj të thjeshtë akustikë ju jeni një njeri energjik dhe që pëlqeni të flisni.

Dhe nëse jeni i dashuruar pas muzikës operistike atëherë me shumë siguri jeni njeri intuitiv dhe shumë imagjinar. Në studimin e realizuar morën pjesë plot 20.000 persona të cilëve ju prezantuan rreth 25 ekstrakte të ndryshme muzikore dhe zhanre të panjohura.

Dhe kërkuesit arritën në dy përfundime:

Personat me personalitet të hapur pëlqenin muzikë të sofistikuar. Kjo shpjegohet me faktin se këta njerëz duan gjithmonë të mësojnë gjëra të reja.

Së dyti u pa se njerëzit miqësorë u jepnin të gjitha klipeve e muzikës vlerësime të larta, ndërsa ata me karakter më të tërhequr ishin më të rezervuar në dhënien e vlerësimeve.

Dhe sa i përket njerëzve, që pëlqejnë si muzikën e lehtë, por edhe atë të fortë rezultoi se kanë një stil të balancuar të të menduarit.

Article Logic
Execution time: 0.0030851364135742