Elvana Gjata ngjitet në majë të Like Shqip Top10 me “Forever Is Over”

Jul 16, 2017

Vera bëhet më e bukur me këngë të bukura!

Si çdo javë, intv.al ju sjell klasifikimin e 10 këngëve më të mira shqip të përzgjedhura nga vetë ju dhe stafi i IN për t’ua bërë fundjavën më të bukur. Këngë të cilat do ju shoqërojnë kudo, në breg të detit, në kafene, apo edhe në shtëpi. Artistët më në zë në vend kanë sjellë disa super hite që do jenë pjesë e pandarë e ditëve tona, por nga këto, më e mira e javës është kënga “Forever Is Over”, projekti më i ri ndërkombëtar i Elvana Gjatës, ku kontribuuesi kryesor në muzikën e këngës është DJ i mirënjohur, David Guetta. Vendi i dytë mbahet nga superhiti i Lumi B dhe Dhurata Dora – “Simpatia”. Vendi më i ulët i podiumit plotësohet nga bashkëpunimi më i ri i Lyrical Son dhe Mc Kresha – “Hey Girl”

Ja renditja e plotë:

10 - Ardit Cuni - Je Mama

9 - Soni Malaj - Loca

8 - Flori Mumajesi ft. Elinel - NE SHPIRT

7 - Capital T - Pse po ma lun lojen

6 - Adrian Gaxha ft Ronela Hajati - Ka je 2x

5 - Kida - Pe du

4 - Ledri Vula ft. Young Zerka - Nona

3 - Lyrical Son and Mc Kresha - Hey Girl

2 - Lumi B ft. Dhurata Dora - Simpatia

1 - Elvana - Forever is over

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll