Lindita prezanton World. Kështu na përfaqëson në Eurovision [VIDEO]

Mar 13, 2017

Po afron Eurovision dhe Lindita ka publikuar klipin e këngës së saj “World” me të cilën do të na përfaqësojë në këtë event të rëndësishëm muzikor në Evropë. Një baladë e ndjerë, me një tematikë që prek shumë çështje si vështirësitë, luftrat në botë, gjendjen e përkeqësuar dhe për ta bërë më të fortë atë, mishërohet zëri i veçantë i Linditës. Kënga u shkrua në anglisht nga vetë këngëtarja e talentuar, me muzikë të Klodian Qafokut dhe që tani vjen në versionin zyrtar të realizuar nga Kleidi Eski. Pikërisht ky është versioni me të cilin Lindita do të na përfaqësojë në natën e parë gjysmëfinale, mbrëmjen e 9 majit në Kiev.  

IN Tv do e mbështesë shumë përfaqësuesen tonë në Eurovision dhe pas pak ditësh do të shihni në IN Tv një backstage të realizimit të klipit, cili është mesazhi dhe kush janë stafi që qëndron pas. Një backstage i realizuar nga IN dhe i prezantuar nga vetë Lindita, në gjuhën angleze, kjo për të ndihmuar sa më shumë evropianizimin e këtij backstage-i.

Deri atëherë, shijoni “World”

radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll