INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Murrizi zbulon ku luajnë bixhoz deputetët: Talleni me të varfërit

Murrizi zbulon ku luajnë bixhoz deputetët: Talleni me të varfërit

Publikuar më: 12:13 18-07-2019

Deputeti Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij në parlament, ku u diskutua për ndryshime në Kodin Penal deklaroi se këto arnime bëhen në interes të të dyja palëve të mëdha politike, maxhorancës veçanërisht, në kurriz më të varfërve të shoqërisë.

Murrizi theksoi se janë propozuar 22 ligje për ndryshim dhe janë kaq shumë nene për t’u ndryshuar, do të ishte më mirë miratimi i një Kodi të ri Penal.

“Ndoshta jemi i njëjti vend që mbajmë nga 1995 mbajmë të njëjtin Kod Penal dhe bëjmë arnime sipas interesave të shumicës parlamentare që ka qenë në këtë sallë. Për pazare të pista të politikës kemi ndryshuar 2 herë Kushtetutën. E fundit ishte me marrëveshjen e 2008, e cila u bë 10 vjet më parë. Kjo maxhorancë nuk hiqka dorë nga ai sistem bastard, që sjell në parlament njerëz që s’kanë lidhje me problemet që kanë përditë qytetarët”, tha ai.

Në lidhje me nenet për bixhozin dhe lojërat e fatit, Murrizi tha se veset nuk janë ndaluar me miratimin e ligjit, ndërsa akuzoi deputetët se ata vetë vënë llotari e luajnë kazino jashtë vendit.

“Kemi bërë Kod Penal që mos të luhet lotari. Keni hequr lotaritë nga sipërfaqja dhe i keni çuar në bodrum. Ka vite që jeni shkëputur nga realiteti. Ikni në Budva e Monte Karlo. Bixhozin ju e luani me paratë e koncesioneve. Ky është Kod Penal kafshëror. Luani jashtë dhe thoni t’i ndalojmë edhe këta”, u shpreh Murrizi.

Article Logic
Execution time: 0.003835916519165