INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mund të jenë kunata, por Nora Istrefi befason me deklaratën e saj për Tunën [FOTO]

Mund të jenë kunata, por Nora Istrefi befason me deklaratën e saj për Tunën [FOTO]

Publikuar më: 22:37 01-02-2018

Kunata dhe rivale?

Ato janë dy nga këngëtaret më të njohura shqiptare që prej vitesh kanë sjellë hite të cilat i dëgjojmë tani dhe me siguri do i dëgjojmë edhe pas shumë kohësh. Por pavarësisht se janë kunata, pasi partnerët e tyre, Patris dhe Robert Berisha, janë vëllezër, është përfolur shpesh se Nora dhe Tuna nuk flasin me njëra-tjetrën, madje u bë “nami” kur dy këngëtaret hoqën njëra-tjetrën nga lista e ndjekësve në Instagram. Më shumë “benzinë zjarrit” iu hodh kur në "baby shower"-in e Tunës, Nora nuk ishte e ftuar.

Prandaj ka mbetur ende kuriozitet për publikun marrëdhënia e tyre tani. Këtë e ka zbuluar Nora e cila në një intervistë për "Gazeta Express", e ka quajtur Tunën si këngëtare me vlera dhe si bashkëshorten e Patrisit, por jo si mikeshën e saj.
"Tuna është shumë e mirë, një këngëtare me shumë vlera. Dhe gruaja e Patrisit, vëllait të Robertit", është shprehur Nora.

fotootot.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038352012634277