INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mund t’ju “çmendë” me fotot e saj në INSTAGRAM, por Marina Fara paska qenë gocë videoklipesh, ja si dukej [FOTO]

Mund t’ju “çmendë” me fotot e saj në INSTAGRAM, por Marina Fara paska qenë gocë videoklipesh, ja si dukej [FOTO]

Publikuar më: 18:52 12-06-2018

Prej shumë kohësh Marina Fara është në qendër të vëmendjes në mediat rozë. Jo vetëm se është vajza e Eli Farës apo prej historive të shumta të lidhjeve për të cilat është përfolur, por fotot seksi janë arsyeja kryesore. Vajza e këngëtares Eli Fara tërheq goxha vëmëndje me format e saj trupore të cilat nuk heziton asnjëherë se ekspozuari.

Prej muajsh ajo u nda nga i fejuari biznesmen por shpejt ka gjetur dashurinë e re. Është vetë Marina që sa herë i jepet mundësia shpërndan foto e video me të dashurin e ri si nga krevati ashtu edhe duke u puthur në rrugë gjithë pasion, por fytyrën nuk na e ka zbuluar asnjëherë.

Mirëpo ndonëse Marina është bërë e njohur vitet e fundit për publikun në fakt askush nuk e paska ditur që dikur ajo ka qenë pjesë e videoklipeve të nënës së saj. Në një foto të publikuar së fundmi në Instagram, Eli ka zbuluar se Marina ka qenë pjesë e klipit të këngës së saj të njohur ‘Çu këput ra një yll’ që është publikuar në vitin 1997.

Eli ka publikuar një foto të shkëputur nga xhirimet e kësaj kënge ku ka treguar se vajza e cila shfaqet në klip duke luajtur me lulet është Marina.

“Rritu çup’e vogël me nazet e s’emes”, ka shkruar këngëtarja pranë fotos duke etiketuar edhe Marinën.

merrdhen.png

Article Logic
Execution time: 0.0041670799255371