INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
MTV bie në dashuri me Bebe Rexhën, sjell lajmin fantastik [VIDEO]

MTV bie në dashuri me Bebe Rexhën, sjell lajmin fantastik [VIDEO]

Publikuar më: 12:36 17-10-2016

Me fjalët e MTV: “Nuk mund të ëndërronit për një moderatore më perfekte!”

Bebe Rexha do të jetë zyrtarisht moderatorja e çmimeve European Music Awards 2016 në Rotterdam. MTV e ka pritur me entuziazëm të madh praninë e bukuroshes me origjinë shqiptare në rolin kryesor, duke deklaruar se do të jetë një natë e egër me këtë artiste të multitalentuar në krye të natës. Ata thonë se e dinë që spektakli është në duar të sigurta pasi Bebe është një personazh që zgjat duart për të bërë gjithçka për vete dhe që nuk kursehet kurrë. Ajo punon fort, luan rëndshëm dhe vishet në mënyrën më fantastike, pavarësisht se ku po shkon. MTV ka bërë dhe një cv të shkurtër të këngëtares dhe tekstshkruese 27 vjeçare:

Bebe i kaloi kërkesat e MTV me 10 me yll dhe fletë lavdërimi bashkë
Ka shkruar një këngë për Eminem dhe Rihanna?
Ka dhënë hua zërin për një këngë të David Guetta?
Ka qenë në një bandë punk me Pete Wentz?
Ka bashkëpunuar me Nicki Minaj?
Ka bashkuar forcat me Martin Garrix dhe G-Eazy?
Po, po, po, po dhe PO!

Dhe meqë ra fjala se Bebe bën gjithçka vetë, ajo jo vetëm po moderon, por edhe performon. Këngë të çmendura si “Me, Myself & I” si dhe “Hey Mama” do t’ju tërbojnë në kërcim. Për të mos harruar superhitin me Nicki Minaj “No Broken Hearts” që na ka ngritur humorin me ndjesitë shumë të mira dhe zërin fantastik. Bëhuni gati pasi 6 nëntori do të vijë shumë shpejt.

Article Logic
Execution time: 0.0032379627227783