INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mourinho shokon me deklaratën e tij, poshtëron Manchester Unitedin!

Mourinho shokon me deklaratën e tij, poshtëron Manchester Unitedin!

Publikuar më: 20:20 10-06-2017

“Special One” nuk është kurrë banal!

Gjithmonë na ka mësuar me deklarata bombastike, dhe nuk ka bërë ndryshim as këtë herë trajneri portugez. Në një intervistë për Expresso ai flet në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë, madje duke thumbuar fort edhe ekipin e tij aktual. “Përgjatë viteve kam zgjedhur të trajnor Inter, Real dhe Manchester United, të gjitha ekipe që donin të fitonin, por që ishin vite larg fitores. Një shembull? Shihni Sergio Ramosin, para pak ditësh u bë për herë të tretë kampion i Champions League, ndërsa kur kisha arritur unë në Madrid në vitin 2010, nuk kishte luajtur kurrë as një çerekfinale.”. Por nuk është ndalur me kaq, pasi me United duket se e ka personalisht: “Në Manchester gjeta lojtarë që nuk e dinin se çfarë do të thonte fitorja, përveç atyre që ishin në këtë ekip që nga koha e Ferguson”. Si gjithmonë, thjesht shpërthyes!

Article Logic
Execution time: 0.0037028789520264