INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mourinho, revolucion te Manchester United

Mourinho, revolucion te Manchester United

Publikuar më: 11:38 01-03-2016

Nuk është një, dy apo tre, por janë 10 emra të rëndësishëm futbollistësh, që Jose Mourinho i ka në listën e numrave në telefonin e tij, për t’i thirrur në momentin kur do të zyrtarizohet si trajner i Manchester United. Ish-trajneri i Portos, Interit, Realit të Madridit dhe Chelseat, kërkon të peshkojë lojtarë në Spanjë, Angli dhe Turqi.

Jose Mourinho ende nuk është konfirmua në krye të Manchester Unitedit. Por, portugezi ka nisur t’i bëjë planet për ekipin nga Old Traffrod. Sipas tabloidit britanik, Daily Mail, strategu portugez ka kërkuar 10 lojtarë për ta përforcuar ekipin nga Premierliga.

Lista e Mourinhos kryesohet nga Edinson Cavani, Harry Kane, Raphael Varane dhe Antoine Griezman. Kurse, në listën e Mourinhos gjenden edhe këta emra: Wesly Snieder, Ruben Neves, John Stones, Seamus Coleman, Loic Remy dhe Matt Miazga.

Article Logic
Execution time: 0.0031180381774902