INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mourinho përgatit 110 milionë euro për yllin e Serie A

Mourinho përgatit 110 milionë euro për yllin e Serie A

Publikuar më: 15:33 14-09-2018

Jose Mourinho dëshiron të përforcojë forcën e tij sulmuese dhe Manchester United mund të nënshkruajë me yllin e Interit, Mauro Icardi, për këtë arsye. 25-vjeçari dhe kapiteni i zikaltërve shënoi 29 gola në 34 ndeshje të Seria A, sezonin e kaluar.

Manchester United do të duhet të paguajë klauzolën e lirimit të sulmuesit, e parashikuar në kontratë, prej 110 milionë eurosh, për ta marrë në “Old Trafford” sulmuesin “albiceleste”. Icardi u kthye në ekipin kombëtar argjentinas nga trajneri i përkohshëm, Scaloni, ndërkohë që Sampaoli vendosi të mos e thërrasë atë për Kupën e Botës në Rusi.

Icardi është padyshim një nga lojtarët më të mirë në botë dhe do ta përmirësonte shumë sulmin e José Mourinhos. Lukaku është “9” tjetër nën urdhërat e trajnerit portugez.

Article Logic
Execution time: 0.0031027793884277