INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mourinho dhe Ibrahimoviç e nisin mbarë aventurën te Manchester United [VIDEO]

Mourinho dhe Ibrahimoviç e nisin mbarë aventurën te Manchester United [VIDEO]

Publikuar më: 16:41 14-08-2016

Jose Mourinho dhe sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tyre të re në Premier League, me Manchester United. Pas fitores së Supërkupës angleze, “djajtë e kuq” kanë fituar edhe ndeshjen e parë të kampionatit anglez. Djemtë e drejtuar nga Mourinho kanë mposhtur 1-3 skuadrën e Bournemouth. Ishte Juan Mata ai që tundi rrjetën i pari në minutën e 40-të. Kapiteni Rooney, dyfishoi shifrat në minutën e 59-të, dhe 5 minuta më vonë ka ardhur edhe goli i Zlatan Ibrahimovic me një gol nga jashtë zone. Vendasit kanë reaguar në minutën e 69-të, duke realizuar golin e nderit me Smith.

Article Logic
Execution time: 0.0032579898834229