INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti, pasdite rikthehen vranësirat dhe shiu

Moti, pasdite rikthehen vranësirat dhe shiu

Publikuar më: 10:21 14-05-2018

Kjo e hënë ka nisur me kthjellime e shoqëruar nga kthjellimet.

Por sipas parashikimit të motit pasdite pritet të rinisin shirat

Veriu do të jetë me vranësira dhe shira të herë pas hershëm por kthjellime dhe vranësira të shpeshta do ketë qendra dhe jugu.

Gjatë pasdites pritet që shirat të shtrihen gradualisht në të gjithë vendin, kushte që mbeten prezent dhe gjatë natës thuajse në të gjithë vendin.

Sipas, Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në qarqet Shkodër dhe Lezhë reshjet do tё jenё mesatare por lokalisht intensive të shoqëruara dhe me shtrëngata.

Nё qarqet e tjera ato priten tё jenё tё dobëta por lokalisht mesatare nё qarqet Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por rënie e ndjeshme sjell mesdita, ku maksimumi bie në 24 gradë Celcius.

Article Logic
Execution time: 0.0039489269256592