INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq, zbardhet Roma por jo nga dëbora [VIDEO]

Moti i keq, zbardhet Roma por jo nga dëbora [VIDEO]

Publikuar më: 09:28 22-10-2018

Kryeqyteti i Italisë është zbardhur gjatë natës, por kjo nuk ka ndodhur nga dëbora. Mësohet se një mot i keq ka goditur gjatë natës kryeqytetin italian Romë e gjithë provincën e Lazios. Reshje të mëdha shiu janë shoqëruar me një breshër të fortë që ka zbardhur rrugët e Romës sikur të ishte borë.
Sfera akulli disa milimetrash kanë mbuluar rrugët duke bllokuar lëvizjen e mjaft makinave e mjeteve urbane si dhe kanë vënë në vështirësi mjaft drejtues automjetesh.
Në disa zona të qytetit janë përmbytur rrugë e shtëpi e mjaft stacione të metropolitanës janë mbyllur. Me dhjetëra banesa kanë mbetur pa energji elektrike.
Uji ka arritur deri në 30 cm thellësi e në Drejtorinë e Mbrojtjes Civile kanë mbërritur me qindra telefonata të qytetarëve që kërkojnë ndihmë.
Pas reshjeve të shumta të shiut dhe breshrit, mëngjesi i sotëm ka shënuar një ulje drastike të temperaturave deri në 8-10 gradë celsius.

Article Logic
Execution time: 0.0037558078765869