INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq përfshin Greqinë. Tre persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve [VIDEO]

Moti i keq përfshin Greqinë. Tre persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve [VIDEO]

Publikuar më: 14:05 15-11-2017

Vërshimet e reshjeve në periferinë perëndimore të kryeqytetit grek, të mërkurën, u kthyen në rrëke të rrëmbyeshme balte dhe mbeturinash, duke vrarë të paktën tre vetë. Raportohen dëme të shumta, përmbytje shtëpish dhe biznesesh. Mediat greke raportojnë se një grua vdiq në shtëpinë e saj të përmbytur në zonën Megara. Po kështu trupi i një burri u gjet në një shtëpi tjetër të përmbytur në zonë. Sipas policisë trupi i një mashkull tjetër u gjet më vonë në oborr jashtë një lokali. Përmbytja erdhi gjatë natës, pas motit të keq që përfshiu vendin. Një stuhi goditi zonën me rrebeshe të fuqishme shiu . Zjarrfikësit morën të paktën 340 thirrje për ndihmë për të hequr ujin nga ndërtesat e përmbytura dhe për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nga ujërat në rritje. Ekipet gjithashtu shpëtuan pasagjerët nga një autobus i bllokuar nga ujërat që përmbytën një autostradë. Autoritetet lokale mbyllën shkollat në zonat e Mandrës, Nea Peramos dhe Megara, ndërkohë që kalimi u ndërpre në pjesë të autostradës Athinë-Korint pasi zona u përfshi një stuhi e fortë. Zyra e Ndihmës së Zjarrëfikësve i bëri thirrje publikut për të shmangur daljen në zonë përveç rasteve kur është absolutisht e nevojshme. Vdekjet e tre personave erdhën një ditë pasi autoritetet greke shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në ishullin e vogël të Symit në detin Egje, pasi reshjet e rrënoja përmbytën shtëpitë dhe dyqanet, përfshinë automjetet në det dhe prenë energjinë.

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496