INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq/Njoftimi i fundit për zonat më problematike

Moti i keq/Njoftimi i fundit për zonat më problematike

Publikuar më: 10:39 25-01-2019

Autoriteti Rrugor Shqiptar jep informacion për situatën e rrugëve në vend. Në disa akse qarkullohet me zinxhirë për shkak të reshjeve të borës e ngricave.

Në Qarkun Korçë, gjatë natës ka pasur reshje të dobëta bore, kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës, qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhir në të gjitha akset.
Qarkullohet me zinxhirë vetëm rruga K/Boboshticë-Dardhë, në pjesën fundore.

Qarku Elbasan, në rrugën Librazhd-Steblevë ka pasur reshje bore rreth 10 cm, të cilat janë pastruar nga kontraktori. Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen pa probleme.
Në Rajonin Verior Shkodër, në lartësi ka pasur reshje bore, kontraktorët kanë vazhduar punën për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Qarkullohet me zinxhir në këto rrugë:
Zalldardhë - Draj Reç
Domaj - Draj Reç
Ura e Cerenecit - Steblevë, 20 km e fundit të aksit.
Reç - Qafë Drajë
Në Qarkun e Gjirokastrës dhe Vlorës, gjatë natës ka pasur reshje shiu. Po nuk paraqiten probleme ne qarkullimin e mjeteve.

Article Logic
Execution time: 0.0031449794769287