INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq në Poloni, 26 të vdekur nga moti i ftohtë

Moti i keq në Poloni, 26 të vdekur nga moti i ftohtë

Publikuar më: 10:08 05-01-2016

Moti i keq dhe i ftohti i acartë kanë pushtuar Europën, veçanërisht atë Lindore.Polonia është prekur nga i ftohti i papritur më vdekjeprurës në të gjithë historinë, që ka lënë 26 persona të vdekur përgjatë fundjavës, duke qenë se temperaturat kanë rënë menjëherë deri në -18 gradë Celcius.Megjithatë, që prej 1 nëntorit, të paktën 39 persona kanë humbur jetën nga moti i ftohtë në Poloni. 6 prej viktimave kanë rrëshqitur dhe kanë humbur jetët në malet Tatra, në kufirin me Sllovakinë. Situatë e vështirë regjistrohet edhe në Bremen, në Veriperëndim të Gjermanisë, ku rreth 300 emigrantë janë evakuar nga tendat për shkak të ftohtit. Që prej Vitit të Ri, temperaturat e ulëta kanë vështirësuar më tej kushtet në kampet e refugjatëve.

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668