INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq në bregdet, pushuesit në panik! Po deri ku do zgjasë?

Moti i keq në bregdet, pushuesit në panik! Po deri ku do zgjasë?

Publikuar më: 12:53 11-07-2019

Moti është përkeqësuar shumë në zonat bregdetare të vendin. Rreshjet e shiut dhe stuhitë kanë trembur pushuesit një ditë më parë. Në Vlorë dhe në Sarandë janë rrëzuar pemë dhe disa rrugë janë përmbytur. Stuhitë kanë përshirë dhe Ksamilin, ndërsa në Orikum nëpër plazhe furtuna ka ngritur pushuesit nga çadrat. Po dhe sot stuhitë nuk kanë munguar. Pushuesit nën panik janë detyruar të mbyllen brenda banesave që kanë marrë me qera apo nëpër hotele.

Po sinoptikanët paralajmërojnë se episode të ngjashme do të ketë deri në fund të javës. Ndaj bëni mirë që të tregoheni të kujdesshëm dhe mos qëndroni pranë zonave ku ka pemë se mund të rrezikoheni nga rrufetë. Ndërsa ata që kanë në plan të nisin pushimet dhe kanë mundësi do bënin mirë që ti shtynin për javën e ardhshme.

Article Logic
Execution time: 0.0033788681030273