INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq me dëborë, bllokohen disa zona dhe akse

Moti i keq me dëborë, bllokohen disa zona dhe akse

Publikuar më: 10:16 13-02-2018

Dëbora vijon të mbajë të izoluara disa fshatra në veri të vendit.

Vijojnë të jenë të izoluara zonat si Lurë, Kala e Dodës, Ostren, Selishtë, Trebisht etj. ku dëbora ka arritur në 70 centimetra.

Ndërkohë edhe aksi Librazhd-Bulqizë është i pakalueshëm. Trashësia në Steblevë ka arritur deri në 50 cm.

Nga rrëshqitja e dherave është bllokuar edhe dogana e Trebishtit.

Kjo doganë lidh zonën e Gollobordës me Maqedoninë.

Edhe në Fushë-Krujë si pasojë e dëborës është bllokuar rruga e Iballës.

Article Logic
Execution time: 0.0028622150421143