INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq, Bashkia e Tiranës në gatishmëri, një thirrje edhe për qytetarëve [FOTO]

Moti i keq, Bashkia e Tiranës në gatishmëri, një thirrje edhe për qytetarëve [FOTO]

Publikuar më: 12:31 10-01-2019

Reshjet e shiut dhe të dëborës në zonat malore të Tiranës, deri në këto momente nuk kanë sjellë në asnjë pjesë e territorit të kryeqytetit më tani probleme me përmbytjet apo bllokimin e akseve rrugore. Nëpërmjet një statusi në facebook, Kryebashkiaku Erion Veliaj tregon dhe situatën në Qarkun e Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj garantoi se janë marrë të gjitha masat dhe punonjësit e bashkisë janë në gatishmëri të plotë. Ai u bën thirrje të gjithë banorëve të Tiranës që të jenë bashkëpunues dhe të kërkojnë ndihmën e strukturave bashkiake për çdo emergjencë.
Erion Veliaj:
“Sot është një ditë jo e lehtë për menaxhimin e qytetit! Jemi në terren në Tiranë-qytet, për të shmangur përmbytjet dhe në zonat Tiranë-rrethina, me kripë e skorje për borën! Nëse bashkëpunojmë, të gjithë do t’ia dalim me sukses! 112 për çdo emergjencë! FORCA”.

veliajjjjjj.png

Article Logic
Execution time: 0.0036611557006836