INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Moti do na çuditë sërisht! Shumë zona ende të bllokuara [VIDEO]

Publikuar më: 14:06 01-03-2018

Ky fillim pranvere nisi me mot të ftohtë dhe reshje. Në zonat e ulta dëbora i ka lënë vendin shiut. Ndërsa në ato të thella të paktën dhe ditën e sotme parashikimet e sinoptikanëve flasin e bora do të vijojë dhe do të jetë e shoqëruar me shtrëngata. Po moti i keq nuk do të na ndahet dhe për së paku 24 orë edhe pse temperaturat priten të rriten me 2-4 gradë, me rritje e tyre parashikohen përmbytje në shumicën e zonave të vendit, pasi veç shiut do të shkrijë dhe dëbora. Rritje të shpejtë të prurjeve do të ketë edhe në Lumenjtë Mat dhe Ishëm. Baseni Drin dhe Buna, do ketë rritje të prurjeve, por vlerësimi për rrezikun në këtë basen do të llogaritet në bazë të shkarkimeve të mundshme nga kaskada e Lumit Drin.
Sot shumë shkolla qëndrojnë ende të mbyllura në malësinë e Kukësit, Pukës, Burelit apo dhe Korçës. Gjithashtu në këto zona mungon energjia dhe ende disa rrugë janë të bllokuara që vështirësojnë jetën e banorëve, që kanë nevojë për ushqime apo shërbime shëndetësore.
Qarqet më probematike vijojnë të jenë, Kukësi, Shkodra, Dibra dhe Korça, që janë shënuar dhe temperatura ekstreme deri në -10 gradë. Edhe shumë rrugë rurale ende janë të bllokuara. Në qarkun e Korçës aksi nacional që të çon në pikën turistike të Dardhës është pjesërisht i kalueshëm dhe me ndihmën e zinxhirëve.
Totalisht të izoluar vijojnë të jenë fshatrat Lekasi, Trebinja, Mokrra e sipërme dhe e poshtme në të cilat mungon dhe energjia.
Në Qarku Shkodër në zonat e thella të Pukës, ka nisur puna që banorët e Qelëz Qerret dhe të Gjejgjanit të dalin nga izolimi, pasi kanë tre ditë që nuk qarkullojnë fare. Edhe në Qarkun e Gjirokastrës i bllokuar është ende fshati Golem ku po punohet që banorët të dalin nga izolimi.

Article Logic
Execution time: 0.0040521621704102