INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Mother Jones” e akuzon se ka lobuar në SHBA me paratë e një oligarku rus, reagon LSI-ja

“Mother Jones” e akuzon se ka lobuar në SHBA me paratë e një oligarku rus, reagon LSI-ja

Publikuar më: 22:25 25-04-2018

Çështja e lobimit nga biznesmenë rusë rikthehet sërish në qendër të vëmendjen nga revista amerikane “Mother Jones”, e cila ka bërë një tjetër shkrim investigativ. Pasi pak kohë më parë botoi raportin e lobimit të PD në SHBA, revista amerikane “Mother Jones” erdhi me një tjetër investigim ditën e sotme, ku në qendër të tij ishte Lëvizja Socialiste për Integrim.
Mother Jones përmendi në shkrimin e saj veprimet misterioze të kompanive “offshore” në favor të Lëvizjes Socialist për Integrim.

Ndërkohë nuk ka vonuar edhe reagimi i LSI, e cila thotë se do ta hedh në gjyq revistën amerikane. Më tej, LSI thotë se “Mother Jones” tregoi që paguhet nga paratë e drogës së Edi Ramës.

“Përse “Mother Jones” ka frikë nga përgjigjet e LSI-së? “Mother Jones” nuk ka pasqyruar përgjigjet e LSI. LSI do hedhë “Mother Jones” në gjyq për shpifje. “Mother Jones” tregoi që paguhet nga paratë e drogës së Edi Ramës. Sa herë ka komunikuar “Mother Jones” me Endri Fugën?”

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768