INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mot i keq pushton Europën, përmbytje dhe viktima

Mot i keq pushton Europën, përmbytje dhe viktima

Publikuar më: 15:15 11-10-2018

Moti i keq ka përfshirë Europën, duke shkaktuar viktima në disa shtete.Kërkimet vazhdojnë për ata që mungojnë në apel pas përmbytjeve në Spanjë, Itali dhe Francë.

Në Itali, në zonën e Cagliarit në Sardenjë, moti i keq i ka marrë jetën një gruaje. Ajo u shpall e zhdukur një natë më parë, pasi makina e saj u bllokua nga uji i përmbytjeve.

Pjesë të mëdha të Cagliarit mbetën nën ujë. Dhjetëra persona janë evakuuar dhe disa rrugë janë mbyllur për shkak të nivelit të rrezikshëm të ujërave apo shembjes.

Po në këtë zonë është shembur një urë, fatmirësisht pa viktima. Shumë shkolla dhe institucione do të qëndrojnë të mbyllura.

Në Majorca të Spanjës të paktën 10 persona humbën jetën mes të cilëve dy turistë britanikë.

Tre të tjerë konsiderohen ende të zhdukur, mes tyre një pesëvjeçar.Edhe në rajone të tjera, shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet i kanë marrë jetën një numër personash të bllokuar në makinat e tyre. Dy persona humbën jetën në Sainte Maxime në bregun jugor të Francës.

Edhe në Florida të SHBA e kosnideruar Stuhia më e fuqishme në 100 vite që, ka shkaktuar viktima përmbytje dhe dëme të mëdha. Stuhia Michael la afro 500,000 njerëz pa energji elektrike në Florida, Alabama dhe Xhorxhia, Ndërsa rreth 370,000 njerëz janë urdhëruar të evakuohen.

Article Logic
Execution time: 0.0034558773040771