INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos u ngarkoni shumë për pushime! Këto janë gjërat që ju duhen në valixhen tuaj

Mos u ngarkoni shumë për pushime! Këto janë gjërat që ju duhen në valixhen tuaj

Publikuar më: 23:12 06-07-2018

Mania për të marrë sa më shumë gjëra me vete kur ikim me pushime është diçka që duhet “sistemuar” pak. Nuk keni pse të merrni një pafundësi gjërash të panevojshme me vete sepse me shumë mundësi nuk do përdorni as gjysmën e tyre.

Lexoni disa këshilla që mund t’ju hyjnë në punë:

-Fillimisht, mos merrni shumë valixhe me vete. Nëse do të largoheni pr një kohë të gjatë, 2 valixhe janë mjaftueshëm. Nuk është e pamundur nëse merrni vetëm gjëra që u hyjnë në punë.

-Kujdes me përzgjedhjen e rrobave. Ju do të jeni shumicën e kohës me rrobat e banjës dhe nuk do të keni shumë hapësirë për rrobat e tjera përveç se në darkë. Kështu që mos merrni shumë.

-E njëjta këshillë shkon edhe për make up-et. Do i përdorni përsëri në darkë dhe e mira është që të mos e ngaroni shumë fytyrën në netët e nxehta të verës.

-Produktet e plazhit janë pak më shumë të rëndësishme. Të gjithë duam të nxihemi kështu që mos harroni vajrat, por askush nuk dëshiron të digjet kështu qw mos harroni as kremrat me faktorët mbrojtës kundër diellit.

-Dhe në fund,por jo nga rëndësia, të gjitha produktet e higjenës personale. Ato mund ti merrni të gjitha./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0032951831817627