INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos u habisni! Ja çfarë mund të bëni me një banane

Mos u habisni! Ja çfarë mund të bëni me një banane

Publikuar më: 14:33 13-09-2018

Maskë për rigjenerimin dhe shkëlqimin e flokëve: përzieni një banane të pjekur, 1 avokado të qëruar dhe 2 lugë gjelle vaj kokosi. Lëreni përzierjen mbi flokë për 30 minuta dhe më pas lajeni me ujë të vakët. Përsëriteni disa herë përgjatë javëve në vazhdim.

Scrub për trupin: Bëni bashkë një banane të zbutur dhe 1- 2 lugë gjelle sheqer kaf. Masazhojeni mirë trupin me të para se sheqeri të nisë të tretet.

Zbutës këmbësh: Nëse keni irritim të shputave të këmbëve masazhojini me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes.

Shkëlqeni këpucët ose edhe mobiliet.

Largoni njollat e bojërave të ujit nga lëkura.

Përshpejtoni procesin e pjekes së frutave dhe perimeve.

Bananet lëshojnë një hormon të quajtur etilen, i cili mundëson pjekje të shpejtë të frutave dhe perimeve. Pra, nëse ju ndodh që të blini avokado të fortë, domate ose mango të pabërë mirë, thjesht vendosini në një qese letre me një banane të pjekur. Në 24 orë frutat do të jenë gati për t’u ngrënë.

Article Logic
Execution time: 0.0037169456481934