INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Mos luaj shumë për Barcelonën sepse...'', Argjentina ‘thumbon keq’ Lionel Messin

''Mos luaj shumë për Barcelonën sepse...'', Argjentina ‘thumbon keq’ Lionel Messin

Publikuar më: 19:04 13-02-2018

Presidenti i Shoqatës Kombëtare të Futbollit të Argjentinës (AFA), Claudio Tapia, ka thënë se i ka folur kapitenit Lionel Messi për të luajtur më pak për Barcelonën.

“Në këtë mënyrë do të qëndrojë i freskët për vendin e tij përpara Kupës së Botës 2018”, ka thënë Claudio Tapia.

"Shpresoj që të gjithë lojtarët kur të kthehen të gjenden në nivelin që ata janë në këtë moment. Sergio Aguero po luan mirë dhe Lionel Messi është gjithmonë në krye të ndeshjes së tij ", tha Tapia për rrjetin argentian TYC Sports.

"Kjo është jetike për drejtorët dhe stafin e stërvitjes. Ne kemi folur me Messin për ti thënë që të ketë kujdes për veten dhe që të luaj më pak për Barcelonën".

Kërkesat e presidenti të AFA, kryesisht janë larguar nga trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i cili ka aktivizuar Messin në 33 nga 39 ndeshjet e këtij ekipi këtë sezon, duke e lënë jashtë vetëm në tre ndeshjet të Kupës së Mbretit dhe kur nuk ka qenë mirë fizikisht.

Article Logic
Execution time: 0.0021729469299316