INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos lini pas aktivitetin fizik! Ja 7 përfitimet psikologjike

Mos lini pas aktivitetin fizik! Ja 7 përfitimet psikologjike

Publikuar më: 18:46 16-07-2017

Të ushtruarit rrit rrjedhjen e gjakut në tru dhe përmirëson oksigjenimin.

Besoni apo jo, aktiviteti fizik përmirëson kujtesën, heq stresin dhe ankthin dhe ju nxit që të mësoni më mirë.

7 përfitimet psikologjike nga aktiviteti fizik:

Ju bën më të lumtur

Gjatë stërvitjes trupi liron ndorfinë, një substacë që ju bën të ndjeheni eforikë dhe plot lumturi.

Rrit  vetërespektin

Të ushtruarit ju bën të ndjeheni më mirë dhe ju stimulon të hani shëndetshëm. Ju do ta shihni veten pozitivisht dhe kjo do t’ju ndihmojë të keni më shumë besim në veten tuaj.

Përmirësim të marrëdhënieve sociale

Është më e lehtë të tërhiqni vëmendjen e të tjerëve, kur keni më shumë besim në veten tuaj. Aktiviteti fizik ju bën më të shoqërueshëm dhe do të filloni të praktikoni sportin në grup. E gjithë kjo do t’ju bëjë të ndiheni mirë dhe pozitivë.

Aktiviteti fizik parandalon dëmtim njohës

Nëse ju jeni të frikësuar nga sëmundje degjenerative si Alzheimer, ju duhet të dini se ushtrimi mund të ndihmojë në parandalimin e tyre.

Ndihmon për të kontrolluar varësitë

Nëse jeni të varur nga droga, alkooli, duhani apo të tjera, është e rëndësishme të dini se ushtrimet mund t’ju ndihmojnë në kontrollin e tyre dhe, në disa raste, madje edhe t’i eliminoni ato krejtësisht.

Përmirëson kujtesën

Ushtrimi fizik rrit prodhimin e qelizave përgjegjëse për kujtesën dhe të mësuarit.

Jeni shumë më produktiv

Të ushtruarit ju jep më shumë energji dhe do t’ju ndihmojë të qëndroni aktiv gjatë gjithë ditës. Në këtë mënyrë, ju do të shmangni momentet e lodhjes dhe mungesës së përqendrimit në punë.

Article Logic
Execution time: 0.0030698776245117