INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
“Mos e vrit gruan”

“Mos e vrit gruan”

Publikuar më: 14:17 07-01-2019

Unë jam kundra kësaj shprehje, që seç ka marrë një hov përdorrimi këto kohët e fundit, madje edhe nga burrat. Kjo shprehje, nuk përfaqëson gruan dhe të drejtat e saj, por është një lutje që po u bëhet burrave. Gratë po u luten, që burrat të bëjnë një sakrificë e të heqin dorë nga një e drejtë që u takon. Kjo shprehje nuk ka asgjë emancipuese dhe progresiste, përkundrazi konfirmon skllavërinë e gruas ndaj burrit. Kjo shprehje e vendos femrën në pozita inferioriteti dhe skllwrije, pra në një situatë gjynahllëku që ngjall vetëm mëshirë. Një femër, një grua apo vajzë, nuk ka nevojë për mëshirë, ajo nuk është skllave apo objekt në shërbim të burrit, por njeri dhe si njeri, është e drejtë e saj të jetoj jetën dhe të vendosë vetë për të, si çdo njeri i lirë. Të drejtat fitohen dhe nuk ti falin apo meshkujt pranojnë të kenë më pak të drejta ndaj një femre (nënë, grua apo vajzë). Asnjë njeri nuk mund të jetë pronari I një njeriu tjetër, qoftë ky fëmija, motra apo gruaja. Natyrisht që njeriu i keq të vret dhe këta burra, që vrasin gratë dhe vajzat, janë njerëz të këqinj. Për këta njerëz, ligji duhet të zbatohet dhe të veprojë me gjithë fuqinë e tij.

Falenderojmë Lira Gjikën për shkrimin e publikuar në intv.al/ 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0025370121002197
    array(1) { ["section"]=> string(22) "mos-e-vrit-gruan-83673" }