INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Mos e bëni më! Këtë shprehje nuk duhet t’ja thoni kurrë partnerit në shtrat

Mos e bëni më! Këtë shprehje nuk duhet t’ja thoni kurrë partnerit në shtrat

Publikuar më: 16:38 13-09-2018

Në këtë moment, ti mund të jesh duke studiuar dikë dhe duke shpresuar se djaloshi simpatik me të cilin po del është “ai”. Por brenda vetes ke gjithmonë pasiguri, që vijnë edhe nga fakti i paragjykimit të tij… “Ai i ka vënë re të metat e mia, a do ta trembin shpërthimet e mia, a do të mendojë sa e pasigurt jam?” Lista e pikëpyetjeve është e pafundme.

Në fakt, nën çarçafë, të gjithë mendojnë ‘si’ e ‘çfarë’ për atë që kanë në krah. Sado lidhje e shkurtër qoftë. Një studim i fundit në lidhje me seksin zbuloi se dy të tretat e femrave shqetësohen se çfarë thotë pas marrëdhënies seksuale një partner i ri.

Nëse të duket se meshkujt nuk mendojnë për atë që ndodh në shtrat, gabohesh. Edhe pse nuk e tregojnë, edhe ata mendojnë çfarë fshihet pas asaj që kanë përballë.

Seksi me një partner të ri mund të jetë i nxehtë, por sido të shkojë, ka shumë gjëra që duhet t’ia kursesh bisedës nën çarçafë.

Gjithsesi, ndoshta është i zgjedhuri i jetës, por ndoshta është edhe vetëm për një natë. Kështu që, disa biseda mund t’i kursesh. Mbi të gjitha, njërën prej tyre…

Lojën e numrave

Ju mund të kaloni një natë vërtet të nxehtë dhe pas marrëdhënies, deklarata se ai është më i miri ndër 10, 20 apo 30 djemtë me të cilët ke fjetur, nuk është e besueshme. Sa herë në marrëdhënie të reja, ky është gabimi më i madh që bëjnë shumica e femrave. Megjithëse mund të kenë kaluar histori të bukura seksuale, partnerit të fundit i deklarojnë se “është më i miri.”

Nuk ke pse e bën këtë derisa të bindesh se ai nuk është natyrë paragjykuese. Jo vetëm që nuk gjykon nga numrat, por as nuk i kushton vëmendje asaj që ke kaluar. Mos harro se shumë meshkuj vazhdojnë t’u besojnë teorive konservatore edhe për seksin, kështu që numrat ruaji për vete. Në fund të fundit, kjo nuk është diçka që i përket atij.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0010318756103516
    array(1) { ["section"]=> string(80) "mos-e-beni-me-kete-shprehje-nuk-duhet-t-ja-thoni-kurre-partnerit-ne-shtrat-71606" }