INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Morën ryshfet, arrestohen tre punonjës të Hetimit Tatimor në Tiranë. Ata bashkëpunonin me... [EMRAT]

Morën ryshfet, arrestohen tre punonjës të Hetimit Tatimor në Tiranë. Ata bashkëpunonin me... [EMRAT]

Publikuar më: 11:40 08-11-2018

Janë arrestuar sot nga seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar tre punonjës të Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në Tiranë.

Policia ka bërë me dije se ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke i shmangur masën administrative një subjekti tregtar, në këmbim të ryshfetit.

Të arrestuar janë Maluen Hoxha, 30 vjeç, Alban Kapo, 28 vjeç dhe Idajet Vrapi, 28 vjeç, të tre me detyrë punonjës të Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë.

“Këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, pasi kundrejt një shume prej 30.000 lekë, kanë favorizuar një subjekt tregtar në qytetin e Korçës, duke i shmangur masën administrative”- njofton policia.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00089192390441895
    array(1) { ["section"]=> string(99) "moren-ryshfet-arrestohen-tre-punonjes-te-hetimit-tatimor-ne-tirane-ata-bashkepunonin-me-emrat-78014" }