INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Montella flet për Shkëndijën: Ja pse do ta kemi të vështirë kundër tyre

Montella flet për Shkëndijën: Ja pse do ta kemi të vështirë kundër tyre

Publikuar më: 13:05 16-08-2017

Trajneri i Milan ka dhënë sot konferencën për shtyp në vigjiljen e ndeshjes kundër Shkëndijës, të vlefshme për raundin e fundit eleminator të Europa League.

Kuqezinjtë e Milanos do të ndeshen nesër në orën 20:45 në San Siro kundër kuqezinjve të Tetovës në ndeshjen e parë mes dy ekipeve. Dhe Vincenzo Montella nuk dëshiron ta marrë aspak lehtësisht, ndërkohë që i është përgjigjur pyetjes se çfarë vështirësisht do të ndeshin kundër ekipit tetovar. “Kanë luajtur më shumë ndeshje zyrtare se ne këtë sezon, i kanë kaluar të tre turnet. Në ndeshjen e fundit kanë mundur kampionët në fuqi të Maqedonisë. Kanë lojtarë të talentuar dhe të paparashikueshëm, janë një skuadër shumë europiane dhe e përgatitur taktikisht. Gjithçka varet nga ne, janë të organizuar, por ne duhet të mendojmë vetëm për lojëntonë” ishin fjalët e Montellës. Ai ka shtuar gjithashtu se nuk mund të mbyllet kualifikimi që nesër pasi beson që kjo e fundit vendoset gjithmonë në ndeshjet e kthimit.

Article Logic
Execution time: 0.0038199424743652