INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Monedha shqiptare në ''rënie''! As euro nën nivelet historike nuk solli përmirësime[VIDEO]

Publikuar më: 11:54 05-01-2019

Banka e Shqipërisë, në një analizë mbi paranë e gjerë apo siç njihet ndryshe atë në qarkullim ka konstatuar se ajo pësoi një rënie vjetore në 2018 prej 0.5%. Ecuria e këtij treguesi reflekton edhe efektin statistikor të mbiçmimit të monedhës vendase ndaj euros në kursin e këmbimit valutor. Duke qenë se paraja e gjerë përfshin edhe depozitat bankare në euro, zhvlerësimi i monedhës europiane ndikoi në rënien e agregatit monetar. Megjithatë, sipas Bankës së Shqipërisë, kjo lidhet edhe me ndryshimet strukturore të mbajtjes së parasë, më konkretisht, zhvendosja e depozitave në maturitete më të gjata se dy vjet.

E pastruar nga efekti i këtyre dy faktorëve, treguesi i parasë së gjerë do të kishte gjithsesi një rritje modeste me rreth 2%.
Në analizën e Bankës së Shqipërisë, krijimi i ulët i parasë në ekonomi tregon edhe financimin ende të dobët të sektorit privat me mjete monetare nga sektori bankar.
Edhe treguesi i parasë në lekë, në muajt e fundit të vitit që sapo lamë pas shënoi normë rënëse me 0.4%. Kjo tregon se, në kushtet e normave minimale të interesit nëpër banka, familjet dhe bizneset preferojnë t’i mbajnë paratë në gjendje likuide, pra nuk i mbyllin nëpër banka.

Article Logic
Execution time: 0.0042788982391357