INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moment më të sikletshëm NUK ka! Ja çfarë duhet të bëni nëse fëmijët ju kapin duke bërë SEKS

Moment më të sikletshëm NUK ka! Ja çfarë duhet të bëni nëse fëmijët ju kapin duke bërë SEKS

Publikuar më: 19:42 06-10-2018

Me reagim adekuat kapërceni këtë situatë të pakëndshme. Mos i kritikoni fëmijët vetëm për shkak se ndiheni keq, por patjetër bisedoni me ta.

Qëndroni të qetë
Nëse dëgjoni zhurmën e derës, mbulohuni shpejt por mos e humbni toruan. Nëse ju kap paniku, fëmijët do të kuptojnë nga reagimi juaj se kjo është diçka që nuk duhet bërë dhe nuk duhet t’i jepni këtë ide për seksin.

Prisni për reagimin e tyre
Me shumë gjasa fëmija juaj nuk e di se çfarë po bëni, kështu që prisni njëherë të shihni reagimin. Ata mund ta kenë gati justifikimin tuaj.

Sajoni diçka
Seksi duket si diçka agresive për dikë që ende nuk e di çfarë është, prandaj sajoni diçka që do të thotë se po argëtoheshit. Për shembull: po guduliseshit, po luanit një lojë të re etj.

Shpjegoni përse jeni të zhveshur
Ky është momenti për t’u bërë kreativë. Provoni njëherë me: “Sapo mbaruam gudulisjen dhe mami/babi do shkonte të lahej.

Prisni që fëmija të largohet i tmerruar
Nëse fëmija juaj është aq i rritur sa për të kuptuar seksin, me gjasa do të jetë larguar përpara se ju të arrini të kapni të brendshmet. Por kjo s’do të thotë se duhet ta lini të tillë situatën. Më vonë flitini atij/asaj rreth faktit që ju po kryenit marrëdhënie, por pa shpjegime të thella për seksin.

Herën tjetër mos harroni të mbyllni derën!

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658