INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moment i madh për kampionin shqiptar, Granit Xhaka vë duart mbi trofeun më të vjetër në botë! [FOTO]

Moment i madh për kampionin shqiptar, Granit Xhaka vë duart mbi trofeun më të vjetër në botë! [FOTO]

Publikuar më: 14:24 29-05-2017

Pas një sezoni zhgënjyes, më në fund pak dritë në fund të tunelit për fantazistin 24 vjeçar.

Ishte një sezon për t’u harruar për gjigandët e Arsenal, të cilët nuk ia dolën të futen as në Champions League pasi e mbyllën kampionatin anglez në vend të pestë. Megjithatë jo gjithçka ishte për t’u hedhur tutje, pasi fundi i sezonit u rezervoi pak buzëqeshje në finalen e FA Cup kundër kampionëve të Chelsea. Topçinjtë e Londrës fituan me rezultatin 2-1 duke siguruar kështu kupën më të vjetër në botë, e cila për herë të parë është zhvilluar në sezonin 1871-1872. Kështu u zbukurua edhe sezoni i parë i Granit Xhakës për Arsenal, i cili nuk mund të mbyllej më mirë se sa me një trofe. Së fundmi pikërisht kupa FA duket se ka pushtuar faqen e tij të Instagram, ku ai është shfaqur edhe krah partneres bukuroshe. Edhe pse kupa është gjëja më e bukur për të gjatë këtyre ditëve, jemi të bindur. 

xhakka.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035450458526611