INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Modriç godet Messin dhe Ronaldon: Sipas tyre, Topi i Artë…

Modriç godet Messin dhe Ronaldon: Sipas tyre, Topi i Artë…

Publikuar më: 19:16 15-12-2018

Fituesi i Topit të Artë Luka Modric e ka kritikuar Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, pasi këta dy të fundit nuk morën pjesë në ceremoninë e dhënies së çmimit.Modrici i dha fund dominimit 10-vjeçar të dyshes në garën për Topin e Artë, ku brenda 10 vjetëve Messi e Ronaldo morënnga pesë Topa të Artë.

Në ceremoninë e këtij viti nuk ishin të pranishëm Messi e Ronaldo, dhe kjo i ka penguar mesfushorit kroat.“Nuk mund të them pse dikush nuk mori pjesë në ceremoni”, ka thënë Modric.

“Mirëpo duket se këto vendime dhe çmime kanë vlerë vetëm atëherë kur ata fitojnë. Nuk është e drejtë për kolegët e tyre, ose për votuesit që i kanë votuar për 10 vite, dhe për fansat e futbollit/ Por e përsërisë që secili merr vendime ashtu si i mendon” tha Modric.

Article Logic
Execution time: 0.0038259029388428