INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Modriç e thotë trroç për këdo që ka veshë: ''Futbolli nuk është vetëm gola, gola dhe gola...''

Modriç e thotë trroç për këdo që ka veshë: ''Futbolli nuk është vetëm gola, gola dhe gola...''

Publikuar më: 19:55 05-12-2018

Luka Modric mesa duket po shijon gjithçka më së miri duke rrëmbyer çdo titull të mundshëm në aspektin individual. Ai ka kaluar një periudhë fantastike, por polemikat kanë shpërthyer për çmimin e “Topit të Artë” këtë sezon, pasi të gjithë mendojnë se si Modriç duhej ta kishin fituar “Topin e Artë” edhe lojtarë si Xavi, Iniesta ose Sneijder. Kroati ka filluar të hedhë ende kunja për ish-fituesit e çmimit dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalojë. Në intervistën e fundit për revistën "GQ" 

Sipas tij, futbolli nuk është vetëm gola, gola dhe gola...

“Rruga ka qenë e gjatë dhe e vështirë, por kjo është arsyeja pse më bën të lumtur çdo gjë që po ndodh me mua tani. Të gjitha çmimet kanë shije të mirë, kur je i vetëdijshëm se askush tjetër nuk i ka merituar më shumë se ti. Asgjë nuk më është dhënë nga askush, gjithçka e kam arritur duke punuar”, – nënvizon nënkampioni i botës.

“Kjo më bën të lumtur, sepse njerëzit e kanë njohur më në fund çdo gjë që kam arritur në karrierën time. Është e vërtetë që më është dashur të fitoj shumë për këtë sukses, ku përfshihen tre Champions radhazi dhe finale e Kupës së Botës me një vend të tillë të vogël, si Kroacia. Finalja e Botërorit të Rusisë, e cila ishte diçka pothuajse e paimagjinueshme, më bëri të besoj se se futbolli nuk është vetëm gola, gola dhe… gola”, – shton mesfushori i Real Madridit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042331218719482