INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Modertorja ofendoi muzikën e tij, Stresi  reagon: ‘Fshati digjet, ku*va krihet’ [FOTO]

Modertorja ofendoi muzikën e tij, Stresi reagon: ‘Fshati digjet, ku*va krihet’ [FOTO]

Publikuar më: 11:51 27-11-2017

Deklarat e fortë e Hygerta Sakos, për muzikën e Stresit, bëri bujë në media.

Teksa ishte e ftuar në ‘Thumb’ moderatorja u pyet nëse dëgjonte muzikën e reperit Stresi.

 “Nuk e kam dëgjuar kurrë sepse këndon rap kam përshtypjen, dhe nuk dua të them ndonjë fjalë të rëndë, të përdhunoj veshin me muzikë të tillë”,ishte përgjigjia e saj.

Kjo deklaratë e saj nuk ka kaluar pa marrë replikën e Stresit i cili me anë të një postimi në Instagram, edhe pse duket se nuk e ka konkretisht me Hygertën, duket që statusi i është drejtuar asaj.

 ‘Nuk habitem pse nuk përshtatem me të gjithë ju koleg apo të dashura moderatore !!! sepse sot jetojmë në një kohë të poshtër ku fshati digjet ndërkohë që kurva kreh flokët !!!! Disa do thonë ky është i trashe nuk ec me kohën , ndërsa unë do të them për ju a nuk u lodhet duke ndërru dashnorë përditë?? Ta ka fal Zoti që ta përdorësh me njeriun e zemrës por jo me 300 spartanë, çdokuj i falen fatkeqësitë por jo dobësitë .... souuuuu punë të mbarë’, shkruan Stresi.

etrtytruyt6y.png

Article Logic
Execution time: 0.0033431053161621