INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moderatorja Jonida Shehu planikon lëvizje të reja, ja se ku do të shkojë ajo...

Moderatorja Jonida Shehu planikon lëvizje të reja, ja se ku do të shkojë ajo...

Publikuar më: 19:09 16-12-2017

U diskutua shumë largimi i moderatores Jonida Shehu nga emisioni “Pasdite në Top Channel”.

Arsyeja e cila e detyroi moderatoren të largohej menjëherë ishte për shkak të një kronike të transmetuar përgjatë emisionit për biznesin e Rezarta Shkurtës.

Sipas drejtuesve të Top Channel, kjo kronikë ishte konsideruar publicitet, për të cilin Rezarta Shkurta duhej të paguante.

Në këto kushte, zyra e financës në Top Channel e ka gjobitur me 1500 euro Jonida Shehun.

Moderatorja nuk ka pranuar ta paguajë gjobën duke vendosur të largohet përfundimisht nga ky televizion.

E teksa kaluan disa javë nga largimi, ditëve të fundit u përfol se ajo do të rikthehej në ekran, kësaj radhe në “Klan Plus” me një emision të sajin.

E kontaktuar nga “In Tv.al”, moderatorja ka mohuar një gjë të tillë. Jonida u shpreh se nuk është në dijeni për një projekt të tillë, duke hedhur kështu poshtë hipotezën e shfaqjes së saj në ekranin e “Klan Plus”.

Article Logic
Execution time: 0.0032191276550293