INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moderatorja bukuroshe e pranon më në fund: Jam në një lidhje, po e shijoj...[FOTO]

Moderatorja bukuroshe e pranon më në fund: Jam në një lidhje, po e shijoj...[FOTO]

Publikuar më: 23:59 11-01-2018

Ajo është një nga moderatoret më simpatike në ekranet shqiptare dhe prej muajsh e kemi parë nën drejtimin e emisionit “Jo vetëm Modë”. Bëhet fjalë për Nevina Shtyllën, e cila gjithashtu ishte bashkëprezantuese te edicioni i fundit i “Kënga Magjike”.

Ish-miss Shqipëria para disa kohësh tërhoqi vëmendjen e portaleve pasi publikoi një foto duke u puthur me një djalë, por ajo nuk ka folur asnjëherë publikisht për romancën e saj.
E ftuar në emisonin “Rudina”, e ngacmuar nga moderatorja, Nevina më në fund pranoi se është një një lidhje.

Po, kam përkrah një person. Kemi pak kohë, jo shumë... Është një lidhje që po kalon mirë, po e shijoj.”-u shpreh Shtylla në emision. Por e pyetur se përse ka hezituar ta bëjë publike në rrjetet sociale lidhjen e saj, bukuroshja u shpreh se dëshiron që jeta e saj private të mbetet e tillë. Instagram-in unë e përdor vetëm për atë që unë bëj. Nuk kam as foto të shoqërisë, të partnerit jo e jo, as të familjes. Madje edhe ajo fotoja e publikuar me partnerin ka qenë e pamenduar. Dua ta ruaj jetën time private sepse zgjedhja për të qenë person publik ka qenë e imja, jo e personave rreth meje.”-u shpreh bukuroshja.

rudin.png

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656