INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Modelja e njohur e Victoria’s Secret nuk duron dot më, ia përplas revistës në fytyrë... [FOTO]

Modelja e njohur e Victoria’s Secret nuk duron dot më, ia përplas revistës në fytyrë... [FOTO]

Publikuar më: 16:59 15-01-2018

Mesa duket modelja e njohur e e Victoria’s Secret, nuk duron dot më.

Nina Agdal ka shprehur publikisht pakënaqësinë e saj pasi një nga revistat e modës e ka prerë nga kopertina sepse thjesht nuk ishte aq e dobët sa duhej. 25-vjeçarja, e cila ka bashkëpunuar me Victoria’s Secret ka publikuar së fundmi një foto, në përshkrimin e së cilës shpreh gjithë zemërimin e saj.

“Sot jam më e zhgënjyer se kurrë nga realiteti i kësaj industrie. Disa ditë jam masa 4, disa të tjera jam 6-ta. Unë nuk jam fizikisht e ndërtuar për modele pasarelash dhe s’kam qenë kurrë e dobët mjaftueshëm. Tani më shumë se kurrë , i dua format e mia dhe po punoj çdo ditë e më shumë për të qenë kështu”- shkruan ajo në foton ku dukej e veshur vetëm me një palë xhinse dhe asgjë tjetër.

Reagimi i modeles ka ardhur menjëherë pasi kishte marrë një e-mail, nga stafi i revistës me të cilën po punonte, ku i kërkonin ndjesë që fotot e saj nuk mund të jenë në kryefaqe të revistës. Sipas tyre, fotot nuk dukeshin bukur dhe se talenti i saj nuk ishte ai që i duhej tregut.

modelja_brenda_lajmit.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0043458938598633