INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Modelja bën deklaratën e fortë menjëherë pas ndarjes nga futbollisti shqiptar: Sa më të pasur të jenë meshkujt...

Modelja bën deklaratën e fortë menjëherë pas ndarjes nga futbollisti shqiptar: Sa më të pasur të jenë meshkujt...

Publikuar më: 16:31 27-12-2017

Blerim Xhemaili dhe Erjona Sulejmani i dhanë fund martesës së tyre para disa javësh. Shkaku i kësaj ndarje supozohet të jetë modelja e njohur pasi ka përmendur vend e pa vend mbiemrin e Blerimit.

Disa javë pas ndarjes, Erjona vazhdon ende të kujtojë “plagën” e saj duke folur për marrëdhëniet e femrave në përgjithësi me futbollistët.

Në një intervistë për emisionin “La Capitane” në Itali, ajo fajëson gratë që po ju japin rast futbollistëve.

“Sa më të pasur të jenë meshkujt, aq më shumë tradhtojnë. Përse? Sepse jetojmë në një shoqëri të cilën janë paratë dhe femrat e bukura që u shtrihen në këmbët e futbollistëve, më e vështirë është që ata të rezistojnë. Ka edhe futbollistë seriozë që zgjedhin t’i përkushtohen familjes. Faji është i grave. Ato lidhen dhe martohen me futbollistë të famshëm, vetëm që të bëhen të famshme. Shumë prej tyre jetojnë në Milano, që tani padyshim është qyteti i eskortave”, tha modeja.

Article Logic
Execution time: 0.0039999485015869