INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mjeku “’hero’’ lë Tiranën për të ndihmuar të droguarit e Shkodrës[VIDEO]

Mjeku “’hero’’ lë Tiranën për të ndihmuar të droguarit e Shkodrës[VIDEO]

Publikuar më: 09:16 30-04-2018

Mjekët janë humanistët më të mëdhenj dhe në vendin tonë vitet e fundit pas shumë akuzash të ngritura nga pacientë kjo vlerë është zbehur disi. Po ky nuk është rasti i një mjeku të ri nga kryeqyteti që ka lënë Tiranën për ti shërbyer banorëve të Shkodrës. Ai do të ndihmojë pse jo dhe të rinjtë që duan të lënë drogën apo alkoolin, pasi ka specialitet toksikologjinë. Mjeku Alban Haxhi nuk dihet nëse ka përfituar nga programi i bonusit, që shkon paga afro 250 mijë lekë.

Këtë lajm e ka shpërndarë Kryeministri Edi Rama.
Gjithashtu Rama ka premtuar dhe punësimin e qindra mjekëve të tjerë vitin e ardhshëm që po përfundojnë specializimet.

Statusi i Ramës:
“MIRËMËNGJES
dhe me shembullin e Dr. Albanit, një nga 37 mjekët e rinj specialistë që në vend të kryeqytetit kanë zgjedhur të punojnë në spitalet rajonale të vendit, ju uroj një ditë të mbarë.
Punësimi i 300 mjekëve të rinj deri vitin tjetër në mbarë vendin, do të sjellë një rritje të ndjeshme të numrit e cilësisë së shërbimeve të specializuara që ofrohen për qytetarët në të gjitha spitalet tona”, shkruan Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0028491020202637