INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mjekët thirrje urgjente: Merrni sa më shumë vitaminë D

Mjekët thirrje urgjente: Merrni sa më shumë vitaminë D

Publikuar më: 13:24 20-06-2019

Duke qënë se kemi hyrë në stinën e verës duhet të dini si të përfitoni sa më mirë vitaminën D të siguruar nga rrezet e diellit, në mënyrë që të jeni të shëndetshëm.

Dekada me pare, ekspertet mendonin se vitamina D ishte e nevojshme vetëm për kockat dhe dhembët. Përparime të reja të shkencës e kanë vendosur këtë substancë nën vëzhgim të hollësishëm dhe kanë vënë re se ajo është një vitamine shumë-funksionale për trupin tonë.

Vitamina D ul rrezikun e shumë sëmundjeve, gjë që nuk njihej më parë.

Fatkeqësisht, të punuarit në ambjente të mbyllura kanë kontribuar në shfaqjen e mangësisë së kësaj vitamine të cmuar.

Dhe e keqia nuk mbaron këtu: shumica e njerëzve as që kujdesen të dinë nëse kanë mangësi të kësaj vitamine.Një nga shkencëtarët më të njohur të Britanisë, i ka bërë thirrje njerëzve të marrinë vitaminën D shtesë, veçanërisht fëmijët, të cilët ekspozohen më pak ndaj diellit se më parë.Kockat janë një pjesë e rëndësishme e trupit dhe luajnë shumë role si organet mbrojtëse, duke siguruar strukturën në trup dhe ruajtjen e kalciumit. Kockat e shëndetshme dhe të forta na ndihmojnë të jemi më aktivë dhe të kemi më shumë jetëgjatësi.“Fëmijët sot kalojnë një orë më pak jashtë se sa 10 vjet më parë.

Kjo vjen si shkak i përdorimit të tepërt të smartphone dhe tabletit.

Mjeku tha se përfitimet nga dielli dhe vitamina D mund të ndjehen në një gamë të gjerë, të zonave të ndryshme në organizëm, duke përfshirë obezitetin, përqendrimin si dhe presionin e gjakut.

“Vitamina D mund të ndihmojë në trajtimin e sëmundjeve infektive, ndryshon gjendjen shpirtërore, nëse keni një mungesë, ju jeni më shumë të ngjarë të prekeni nga sëmundjet e veshkave.’’- nënvozi mjeku i gjenetikës.

E që të marrim sasinë e nevojshme të vitaminës D sipas dietologëve, duhet të konsumojmë përditë salmon merluc ose sardele. Që të rrisim përthithshmërinë e kësaj vitamine në trupin tonë është e domosdoshme të ekspozohemi mjaftueshem në diell dhe të marrim suplement për të përdorur vitaminën e aktivizuar nga rrezet diellore.

Article Logic
Execution time: 0.0035989284515381